Ministri i jashtëm Bujar Osmani njëherit edhe zëdhënës i BDI-së, thotë se partia e tij nuk mund ta shkarkojë Ramiz Merkon që u gjet në listën e zezë amerikane, sepse sipas Osmanit, ai është i zgjedhur nga qytetarët e Strugës dhe Merko duhet vet të merr vendim në raport me votuesit e vendit të vet.
Osmani më tej shton se në kaudër të veprimtarisë partiake ndaj Merkos janë ndërmarrë të gjitha hapat që janë në kompetencë BDI-së.
“Ne e kemi treguar qëndrimin tonë. Kërkojmë hetim gjithpërfshirës, të aktivizohen të gjitha mekanizmat e mundshëm, të brendshëm e të jashtëm. E dyta, të ngrihen të gjtha pozicionet në parti dhe kjo është përgjigjja më e mirë që mund ta japim në këtë moment. Kryetarët e komunave zgjidhen në zgjedhje të drejtpërdrejta, as kryeminstri e as ministrat nuk qëndrojnë mbi zgjedhjet, ne jemi të emëruar nga Kuvendi. Ai roport është mes kryetarit të komunës dhe qytetarëve dhe duhet vetë ta zgjidhin. Këtë reagim e keni nga BDI, që thotë PO, e pranojmë vendimin, të aktivizohen mekanzmat menjëherë, ngrihet anëtarësia në parti dhe vazhdoni ta hetoni” – u shpreh Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.
Osmani shton se Bashkimi Demokratik për Integrim do të jetë i paluhatshëm në raport me rastin “Merko” dhe se inkurajon SHBA-në të vazhdojë me aktivitetin për luftimin e korrupsionit dhe të emërojë në listë të zezë edhe të tjerë, për të cilët aleati ynë mendon se duhet të ndiqen për korrupsion.