Rasti “MONSTRA”, MPB nuk i ka analizuar përmbajtjet e 21 telefonave të konfiskuar

MPB ka bërë analizë në vetëm 10 prej 31 telefonave të konfiskuar, pasi 21 telefona sipas tyre nuk kanë qenë teknikisht në rregull. Kjo u bë e njohur në seancën e sotme për rastin “Monstra”. Shkaku se përse nuk kanë mundur të bëjnë analizë tek të gjitha telefonat ka qenë se disa nuk kanë pasur bateri, disa nuk kanë mundur të lidhen me kompjuterët e disa nuk kanë qenë aspak funksional.

Marketing

Mbrojtja kërkoi që të ketë qasje në përbërjen e analizës, përshkak se për të njejtën vetëm kanë marrë njoftim se është bërë. Avokati Asmir Alispahiq tha se duhet të njoftohen nga afër me këtë raport, në mënyrë që të mos u kufizohet e drejta të akuzuarëve, pasi siç konsideron ai ndoshta të akuzuarit kanë diçka për të shtuar në fotografitë që janë marë nga telefonat ose duan të japin ndonjë vërejtje.

Ivana Petkovska, përfaqësuese e sektorit të forenzikës pranë MPB-së që e ka punuar këtë raport sqaroi procedurën se si rrjedh në raste të tilla.

“Fillimisht shikohet modeli dhe marka e telefonit, pastaj përmes përdorimit të softwerëve të forenzikës ekstraktohen të dhënat e telefonave celularë. Ka raste kur ndonjë model telefoni nuk ka mbështetje të softwerëve. Përgatitja e këtij raporti ka filluar në tetor 2019 dhe ka përfunduar në shkurt 2020”, theksoi Petkovska.

Përplasjet mes avokatëve mbrojtës dhe prokurores së lëndës në këtë gjykim janë bërë të zakonshme. Prokurorja Fatime Fetai akuzon avokatët se po e zvarrisin procesin, ndërsa avokatatët e akuzojnë atë se po ngutet pa nevojë.

Seanca e radhës do të vazhdoj më 21 janar. Vrasja në liqenin e “Smillkovës”, kishte ndodhur më 12 prill 2012, u vranë 5 djem dhe u akuzuan 6 persona.

Marketing