Rasti “Monstra”, në pritje të dëshmitarit të mbrojtur E1

Sot pritet të vazhdojë procesi gjyqësor për rastin “Monstra”, ku pritet të dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të koduar E1, i cili për gjashtë vite me radhë, ka qenë i eksponuar vetëm në pyetjet e avokatëve dhe të prokurorëve.

Marketing

Pas kërkesës së pjesëmarrësve në gjykim, gjykatësi Ognen Stavrev së bashku me Osman Shabanin, vendosën që kjo deklaratë e tij të jetë publike, por me zë dhe fytyrë të mbuluar, në mënyrë që mos ti kërcënohet siguria.

Herën e parë kur ishte paraparë që të dëshmojë E1shi, seanca ishte anuluar, ndërsa herën e dytë kur ai duhej të paraqitej, mungonte gjykatësi Osman Shabani i cili kishte marrë pushim mjekësor.

Deklarata e dëshmitarit E1 është tejet e rëndësishme për këtë proces pasi që është një prej provave kryesore në bazë të të cilave janë dënuar me burg të përjeshtëm të akuzuarit për vrasjen. E1 shi kishte tejet deklarata kontradiktore gjatë procesit gjyqësor të disa viteve më parë, por megjithatë, gjykata dhe prokuroria ia rritën relevancën. E1shi shpesh ngatërronte edhe pamjet e të akuzuarve edhe veshjet që gjoja i kanë patur natën e vrasjes, dhe asnjë prej këtyre gjoja llapsuseve, nuk janë marrë parasysh si mundësi për deklaratë të rrejshme.

Deri më tani, në një proces të përsëritur gjyqësor, rasti Monstra nuk pati ndonjë pikë kthese, përveç faktit që dhanë dëshmi të gjithë të akuzuarit dhe për herë të parë, u panë edhe video inçizimet se në çfarë mënyrë është marrë në pyetje Haki Aziri i cili e ndryshoi deklaratën.

Por në këtë proces dolën edhe disa pretendime të familjarëve të djemve të vrarë se ekzistojnë pesë funksionarë të BDI-së identiteti i të cilëve ruhet si sekret shtetëror, që kanë njohuri ose lidhje me rastin Monstra.

Pasi që prokuroria speciale e mori këtë rast dhe filloi rigjykimi, procesi gjyqësor rrjedh shumë më ndryshe dhe pa etiketat terroristë islamikë. Por akuza mbetet e njëjta, derisa të dëshmohet e kundërta. Rasti Monstra ka të bëjë me vrasjen e katër të rinjve maqedonas dhe një peshkatari në Liqenin e Smilkovës më 12 prill të 2012, për të cilën me burg të përjetshëm u dënuan gjashtë shqiptarë në një proces gjyqësor që u vlerësua kontrovers dhe i montuar nga avokatët mbrojtës dhe ekspertë të çështjeve juridike.

Marketing