Rasti “Monstra”/ Raufi: Prisja lirim nga aktakuza për të gjithë

Fjalët e fundit të prokurores publike, Fatime Fetai në rastin “Monstra” dhe qëndrimi i sajë për veprën penale “Terrorizëm”, për avokatin mbrojtës Naser Raufi ka qenë e pa pritur duke pasur parasysh se gjatë rigjykimit nuk doli as një dëshmi konkrete kundër të akuzuarve ndryshe nga gjykimi i parë.

Marketing

Kam pritur që të tërhiqen të gjitha akuzat për të gjithë të akuzuarit jo vetëm për Lutën, pasiqë, aktgjykimi i Gjykatës Supreme është shumë i qartë, konstatohet se këto nuk janë vepruesit e këtij krimi dhe se nuk ka dëshmi për këto të akuzuar thotë Raufi.

“Kjo prokurori kisha thënë hibride dhe mbeturin e prokurorisë kriminele speciale ,nuk edi se pse mbet e njeta aktakuzë për tre të akuzuar siç ka qenë më herët dhe terorizëm pa dhënë ndonjë shpjegim. Këtu nuk ka as një far shpjegimi dhe duket që kjo prokurori edhe praktikisht e keqpërdor pozitën.Këtë e tregoi edhe fundi i fjalës përfunduese ku prokurori nuk ka të drejtë të kërkojë dënimin dhe lartësinë e dënimit si në këtë rast”, u shpreh avokati Naser Raufi.

Edhe pse në rigjykim, ku pjesërisht kishte dëshmi të reja përfshi edhe bisedat e përgjuara, Raufi dyshon se bombat e vërtata po fshihen. Shpreson gjykata të sjell vendim të drejtë.

“Por unë mendoj se ato bomba që i posedojnë, që egzistojnë, jam i bindur, por ka ndonjë interes që ne si palë mbrojtëse nuk e dimë, por sigurisht e di shpërbimi sekret. Ka ndonjë interes se pse ato nuk prezantohen. Përgadisim fjalën përfunduese me 3 shkurt, mandej po të ketë nevojë do ta ankimojmë, por mendoj se nuk do të ketë nevoj pasi që besoj se trupi gjyqësor do të shkojë sipas urdhërit që ja jep gjykata supreme si instance më e lartë në RVM”, theksoi Raufi.