Rasti “Monstra”, Raufi: Transkriptet u dorëzuan 10 ditë para vrasjes

Gjykimi për rastin “Monstra” vazhdon me dyer të mbyllura pasi ende në këtë rigjykim të dytë të lëndës po dëgjohen dëshmitë nga bisedat e përgjuara dhe sms komunikimeve të të akuzuarve të siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Marketing

Risi në seancën e fundit sipas palës mbrojtëse të të akuzuarve, është fakti se nga dëgjimi i bisedave të përgjuara është konstatuar se MPB ka dorëzuar 800 transkripta nga materialet e përgjuara dhjetë ditë para vrasjes makabre në Liqenin e Smillkovës, apo më 2 prill të vitit 2012. Për mbrojtjen është e pallogjikshme që materialet të dorëzohen dhjetë ditë para se ngjarja të ndodhë dhe këto transkripte sipas tyre, janë dëshmi e qartë se bëhet fjalë për rast të montuar.

“Si është e mundur që 10 ditë para vrasjes të jenëpërcjellur 50 persona prej të cilëve 7 janë akuzuar, janë përcjellë 10 ditë para vrasjes dhe transkriptat si materiale të përgjimeve të telefonave janë dorëzuar 10 ditë para se të ndodh ky rast . Kjo e konstaton vërejtjen që e kemi nga fillimi , 1 maji është data kur është bërë paraburgimi për këta të akuzuar dhe kjo i plotëson deklaratat tona se bëhet fjalë për rast të montuar”, tha Naser Raufi, avokat mbrojtës.

Në tre seancat e rradhës do dëgjohen bisedat e përgjuara , ndërkohë që më pas i mbetet PSP së të propozoj se me cilat prova do vijojë gjykimi dhe a do fillohet me prezentimin e bomabave apo ato do lihen për në fund të sencave. Raufi shton se pala mbrojtëse posedon prova të shumta në bazë të bisedave të dëgjuara dhe më në fund do të detektohen kryerësit e këtij rasti. Seanca e rradhës për rastin “Monstra” është caktuar më 27 mars.

Marketing