Rasti “Reket”, i shfuqizohet arresti shtëpiak Zoran Milevskit

Të dyshuarit të tretë të rastit “Reket”, Zoran Milevskit i është shfuqizuar masa e arrestit shtëpiak.

Marketing

Shfuqizimi i masës vjen pasi i njëjti ka dhënë garanci pasurinë e patundshme, në vlerë prej 200 mijë euro.

Milevski në rastin “Reket” akuzohet për veprën “pranim i dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”, pas çfarë e ka pranuar fajin dhe është dënuar me 3 vjet burg.