Rasti “Sazdovski”, familjet e të rinjve shqiptarë do të protestojnë

Të indinjuar thellë me rikualifikimin e lëndës në rastin “Sazdovski”, ne familjarët e Besir Belës dhe Skender Demirit, njoftojmë opinionin se me datë 25.12.2018 (E Martë) në ora 10 : 30 – gjatë kohës së mbajtjes së seancës do të protestojmë para gjykatës themelore Shkupi 1.

Marketing

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve ti bashkangjiten protestës tonë për drejtësi, pasi bazuar në të gjitha provat e prokurorisë që posedon gjykata nuk mund të klasifikohen djemtë tanë si vrasës mizor.

Kërkojmë nga gjykata të jetë e njëjtë për të gjithë qytetarët dhe jo për dikë nënë e dikë njerkë. Të bazohet në fakte dhe jo të ndikohet nga presionet politike dhe mos të ketë revanshim ndaj disa “qytetarëve që i përkasin etnive tjera”.