Ballina Aktuale Rasti “Spitali Modular”, anulohet seanca Gjyqësore

Rasti “Spitali Modular”, anulohet seanca Gjyqësore

Seanca gjyqësore për rastin e zjarrit në Spitalin Modular në Tetovë, e caktuar për sot është anuluar pasi në gjykatën e Tetovës nuk u paraqit Artan Etemi – njëri nga dy drejtorët e akuzuar të spitalit.

Marketing

Sic njoftohet avokatët e tij kanë njoftuar se I akuzuari është në gjendje të rëndë psiqike dhe shëndetësore për shkak të vdekjes së nënës së tij.

Për shkak të këtyre rrethanave, seanca është caktuar për më 31 Janar.

Gjykimi për zjarrin që ndodhi më 8 Shtator 2021, kur 14 njerëz humbën jetën, nisi më 7 Dhjetor 2022 pasi nga Shtatori 2022 disa herë ishte anuluar.

Të akuzuarit, Drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, mjeku Boban Vuçevski dhe përfaqësues të Spitalit Klinik të Tetovës si person juridik, në fillim të gjykimit kanë theksuar se e kuptojnë akuzën, por nuk kanë pranuar fajin dhe se nuk I kanë bërë veprat për të cilat ngarkohen.

Ashtu sic u paralajmëruar, para nisjes së seancës së sotme gjyqësore, para ndërtesës së Gjykatës Themelore të Tetovës, ka protestuar një grup qytetarësh, duke kërkuar lirimin nga akuza të mjekut Boban Vuçevski. Ata thonë se fajtorët e vërtetë të zjarrit nuk janë në gjykatë dhe se kundër tyre nuk ka të ngritur akuza.

Exit mobile version