Rasti “Talir”, PSP me dy akuza të reja ndaj 6 personave

Prokuroria Speciale Publike ngriti dy akuza në rastin “Talir”, që do të çojë në bankën e të akuzuarve 6 persona.
Padia e parë ka të bëjë me financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE. E dyta, me mënyrën se si është ndërtuar selia në qendër të Shkupit.

Marketing

Të akuzuar janë I arratisuri Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe Kiril Bozhinovski që akuzohen për shpërdorim detyre dhe pastrim parash, ndërsa Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska akuzohen vetëm për pastrim parash. Sipas prokurorisë, Gruevski nga viti 2009 deri në vitin 2015 ka siguruar para në mënyrë të paligjshme.

Janakieski dhe Bozhinovski e kanë ndihmuar. Ata kanë kryer presion për të nxjerrë para nga kompanitë që morën tenderë nga qeveria e Gruevskit. Mbi 4.5 milion euro janë mbledhur ilegalisht, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale. Për ndërtimin e selisë partiake të VMRO-DPMNE-së të akuzuar janë Nikolla Gruevski dhe Kiril Bozhinovski.

Përmes keqpërdorimit të mundshëm të pozitës zyrtare kanë mundësuar që kompania “Beton- Shkup” ta ndërtojë ndërtesën, ndërsa kompania 75% të të ardhurave në vitin 2011 dhe 2012 i ka pasur nga organet shtetërore dhe komunat të udhëhequra nga VMRO-DPMNE. Kompetencën për aktakuzën e parashtruar PSP-ja e arsyeton me atë që rasti “Talir” është marrë nga Prokuroria e rregullt dhe përfundon me aktakuzë 18 muaj pasi që ua kanë dorëzuar kolegët.