Gjykata e Apelit konfirmoi aktvendimin gjyqësor të shkallës së parë për gjyshin e Tamarës, Lubço Stojanovski, i dënuar me 7 vite e gjysmë burgim për tentim për vrasje të ish ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov.
Vendimi i Gjykatës së Apelit i është dorëzuar gjykatës penale. I dënuari, Lubço Stojanovski, tentoi të gjuajë me armë ndaj ish ministrit Todorov më datë 1 qershor të vitit të kaluar, në ditën kur Todorov duhej të dorëzonte postin ministror.
Tamara Dimovska ndërroi jetë para tre vitesh në pritje të një ndërhyrje kirurgjikale që duhej t’i bëhej në boshtin kurrizor në shtetet e jashtme. Për rastin “Tamara”, që prej atëherë kundër ekipit mjekësor po zhvillohet proces gjyqësor.