Rasti “Titanik 2”, reagon ministri i drejtësisë Lloga

Menjëherë pas marrjes së detyrës së Ministrit të Drejtësisë, i dërgova korrespondencë Këshillit Gjyqësor, Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe Prokurorisë Publike më 14 mars 2023, ku paralajmërova dhe kërkova të ndërmerren masa më efektive dhe në kohë për të parandaluar situata të tilla dhe të ngjashme të vjetërsimit të lëndëve gjyqësore përmes zvarritjes së proceseve gjyqësore.

Marketing

Më vjen keq që u lejua të përfundonte një rast tjetër, “Titanik 2” dhe atë për të njëjtin të pandehur. Pavarësisht zotimit tim për të mos ndërhyrë në pavarësinë e gjyqësorit, jam i detyruar të reagoj, t’u bëj thirrje të gjitha institucioneve dhe organizatave që urgjentisht të marrin masa për reforma të shpejta.

Raste të tilla nuk kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë, por përkundrazi, me dëmet që do të shkaktojnë edhe më shumë do të cenojnë besimin e qytetarëve në të gjithë sistemin.

Допис

Marketing