I akuzuari Toni Trajkovski të mërkurën në gjykatë do të dërgohet me shoqërim policor. Gjykata urdhëroi që në seancën për “TNT” të dërgohet me polici pasi të martën nuk u paraqit në gjykatë. Sipas Penales, thirrje për të ka pasur. Korrieri gjyqësor është përpjekur ta gjejë personalisht dhe ka trokitur në derën e tij, në adresën ku pohon se jeton, por askush nuk e ka hapur të njëjtën. Avokati i ish kryetarit të komunës së Gazi Babës pohon se Trajkovski nuk po ik – ka dy adresa, një ku jeton dhe tjetrën ku banon, prandaj nuk e di se ku e ka kërkuar korrieri.“TNT”, policia nesër çon me forcë në Gjykatë TrajkovskinAlsat2020-01-14T15:40:46+01:00
I akuzuari Toni Trajkovski të mërkurën në gjykatë do të dërgohet me shoqërim policor. Gjykata urdhëroi që në seancën për “TNT” të dërgohet me polici pasi të martën nuk u paraqit në gjykatë. Sipas Penales, thirrje për të ka pasur. Korrieri gjyqësor është përpjekur ta gjejë personalisht dhe ka trokitur në derën e tij, në adresën ku pohon se jeton, por askush nuk e ka hapur të njëjtën. Avokati i ish kryetarit të komunës së Gazi Babës pohon se Trajkovski nuk po ik – ka dy adresa, një ku jeton dhe tjetrën ku banon, prandaj nuk e di se ku e ka kërkuar korrieri.
“P: Përse ju personalisht nuk e njoftuat?
P: Unë nuk jam korrier. Jam avokati i tij, kështu që nuk kam asnjë detyrim ta njoftoj. Unë i tregova dhe Toni më tha që nuk kisha thirrje”.
Avokati Merxhan Dauti, i cili u angazhua nga e pandehura Elizabeta Najdovska, shpjegoi se ka dorëzuar prova dhe kërkesa të reja në gjykatë. Ai është mbrojtësi i saj që nga mesi i nëntorit të vitit të kaluar pasi ish-avokati i saj u tërhoq. Dauti pretendon se ai nuk ka ndërmend të zvarritë procedurën për prishjen e kompleksit Cosmos, megjithëse personalisht beson se duhet të merren në pyetje të gjithë dëshmitarët që kanë dëshmuar para gjykatës në dy vitet e fundit, aq sa zgjatë procesi.
“P: Të gjithë dëshmitarët të thirren në seancë për t’u dëgjuar?
P: Mendoj se mundet ”.
Gjykata theksoi se megjithëse procedura ka një fillim të ri, tashmë provat e paraqitura dhe deklaratat në seancat pasuese vetëm lexohen. Tensioni në sallën e gjyqit për rastin TNT u përshkallëzua pasi gjykimi afrohej drejt fundit. Së pari u tërhoqën avokatët, më pas u emëruan të ri dhe u bë kërkesë që të gjitha shkresat të përkthehen në shqip. Para Vitit të Ri, Toni Trajkovski u rrah në rrethana të paqarta dhe seancat u shtynë. Përveç tij, gjithashtu akuzohen edhe i arratisuri Nikolla Gruevski, Mile Janakieski dhe katër të tjerë.