Rasti “Tortura”, Apeli konfirmon lirimin Mijallkovit

Gjykata e apelit në Shkup ka njoftuar se konfirmon aktgjykimin e pafajshëm që gjykata themelore penale e ka sjellë për ish-shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov dhe 6 pjesëtarë të njësitit “Alfa” në rastin “Tortura”. Gjykata e Apelit në Shkup e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore Publike lidhur me rastin “Tortura” dhe vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Marketing

“Këshilli i Gjykatës së Apelit-Shkup ka konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë është i qartë, i kuptueshëm, i përshtatshëm për shqyrtim, nuk përmban shkelje të theksuara të dispozitave të kodit civil dhe saktë është vërtetuar gjendja faktike, ndërsa gjykata e shkallës së parë ka konstatuar gjendje faktike ndryshe nga ajo e paraqitur në aktakuzë dhe të specifikuar të prokurorisë themelore publike Shkup.”, thuhet në komunikatën me shkrim të Gjykatës së Apelit.

Rasti “Tortura” i referohet ish-ministrit të brendshëm, Ljube Boshkoski, më 6 qershor 2011, një ditë pas zgjedhjeve të atëhershme parlamentare. Sipas prokurorisë, gjatë arrestimit të Boshkoskit ka pasur torturë. Ai nuk ka bërë rezistencë, por është përdorur forca policore, është shtrirë përtokë, është kthyer për t’u filmuar nga kamerat televizive për ta poshtëruar publikisht. Motivi sipas prokurorisë, ka qenë hakmarrja politike.

Marketing