Rasti “Zhvatja”, biznesmeni kishte paguar 750 mijë euro, ja si ishte realizuar plani i zhvatjes

Rasti “Zhvatja” ka nxjerrë në sipërfaqe zhvillime të reja korruptive dhe shantazhi. TV Telma ka zbuluar se një biznesmen nga Manastiri në vjeshtën e 2017 kishte paguar 750 mijë euro. Paratë ishin dërguar nga firma ndërtimore në llogarinë e një gruaje të moshuar nga Shkupi. Kjo pensioniste gjoja ishte pjesë e Organizatës humanitare që udhëhiqej nga Bojan Jovanovski – Boki13.

Marketing

Kur paratë janë dërguar në llogarinë bankare, organet për parandalimin e pastrimit të parave kanë alarmuar policinë financiare, e cila ka ngritur procedurë hetimore. E moshuara ka shkuar për të tërhequr paratë, por më pas është marrë në pyetje nga organet hetimore financiare, për dërgesën e pranuar prej 750 mijë eurove. Ajo ka thënë se paratë i ka marrë si dhuratë për të realizuar idenë e ndërtimit të banesave sociale. Të njejtën deklaratë e ka dhënë edhe biznesmeni, se gjoja projekti do të realizohej nga organizata humanitare e Boki 13, ku anëtare ishte edhe e moshuara.
Prokuroria po vazhdon hetimet për këtë rast dhe se nuk jepen më tepër detaje.