Rasti “Zinxhir”, akuza edhe për 15 të punësuar në DAP

Përkundër aktakuzës së dorëzuar për rastin e njohur në opinion si “Zinxhirë”, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka njoftuar se sot ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit kundër pesëmbëdhjetë personave të punësuar në Inspektoratin e Përgjithshëm Tatimor të dretorisë së të ardhurave publike, dhe Drejtoritë rajonale të DAP Shkup, Manastir dhe Prilep.

Marketing

Nga atje thonë se procedura është rezultat i indicieve të dala nga provat që prokuroria i ka dorëzuar gjykatës me ngritjen e aktakuzës për rastin “Zinxhirë”.” Të gjithë të pandehurit akuzohen për kryerjen e veprës penale të tejzgjatur – Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.