Rasti”Llaskarca”, dëshmitari: Fotografi më të trishtuar nuk kam parë!

Në seancën gjyqësore për rastin e Llaskarcës tre dëshmitarë janë marrë në pyetje deri ne këto momente. Dëshmitari Muzafer Ziberi i cili ka qenë dëshmitare okulare i tragjedisë thotë se asnjëherë më parë nuk ka parë kësi lloj momentesh tragjike. Ai se bashku me nipin e tij kanë ngarkuar disa nga të lenduarit dhe i kane dërguar për në Spitalin ushtarak 8 Shtatori. Gjate dëshmisë së tij ai tha së ndër të parët që ka transportuar për në spital ka qenë shoferi i autobusit i cili për dallim nga shumica e udhëtarëve te tjerë nuk ka qenë i përgjakur dhe se gjatë rrugës për ne Spital shoferi i autobusit i ka bere me shenje dëshmitarit Muzafer Ziberi të mos vozis shpejtë, duke dashur ti thotë se edhe ai ka qenë me shpejtësi të lartë.

Marketing

Prokurori i lëndës kërkoi nga gjykatësja qe dëshmitari i trete Driton Zendelit ti drejtohet me pyetje te kryqëzuara sepse dëshmia e tij e sotme ka ndryshime drastike nga dëshmia e dhëne në procedurën parahetimore.

“Fotografi shumë e trishtuar, që asnjëherë më parë nuk e kisha parë. Kishte shumë viktima dhe të lënduar. Kishte udhëtarë që nuk mund t’i nxirrnim nga autobusi”, deklaroi njëri nga dëshmitarët gjatë seancës së sotme për rastin e aksidentit tragjik në Llaskarcë, që ndodhi më 13 shkurt, dhe ku jetën e humbën 16 persona, ndërsa 37 mbetën të lënduar.