Ratkoceri: Koalicioni i ASH-së me VMRO-në ia përgjysmoi votat

Koalicioni me VMRO-DPMNE-në ia përgjysmoi votat Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, kështu thekson gazetari Arben Retkoceri pas rezultateve të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, transmeton TetovaSot.

Marketing

“Duke e hedhur me mjeshtëri opozitën shqiptare në prehërin e opozitës maqedonase, BDI me shkathtësinë e përvojen politike që ka, i ” lajti” gjitha gjynahet e bashkëqeverisjes 10- vjeçare me VMRO-në.
Kujtojmë, opozita shqiptare para pak vitesh organizonte protesta kundër VMRO-së ndërsa muajin e fundit kërkonte vota, po për këtë parti.
Duket, se kjo nuk u prit mirë nga votuesi shqiptar, që u ndje i fyer dhe rezultoi me gati përgjysmim votash për koalicionin A-AA, në raport me zgjedhjet e fundit” ka shkruar Retkoceri përmes Facebook.