Raufi: Islam Abazi në krye të PNKOK, shpresëdhënëse

Shefi i ri i Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi, është kuadër cilësor që premton shumë.Kështu u shpreh avokati Naser Raufi në “Intervistën e javës “për TVM 2. Raufi beson se shefi i ri PNKOK, nuk do të tentojë të shpëtoj askënd nga përgjegjësia dhe se i njejti detyrën do ta realioje më përgjegjësi në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe Ligjet.
Sipas raufit, e gjithë ky mllef për një prokurorë që akoma nuk ka filluar me postin e ri, ka të bëjë me atë se për herë të parë në këtë pozit vjen një shqiptarë.Vlerson se Abazi në punën e tij ,nuk do të ketë ndikime nga jasht.
“Mendoj se nuk do të ketë ,jo vetëm që ka mbikyrje prej Këshillit dhe Prokuorirt publik ,por që edhe ai personalisht nuk do ti punojë këto lëndë.Këto lëndë i punojnë prokurorët e hetimit dhe është e rëndësishme të ekipohen me kuadro të mira cilësore.Unë nuk dyshoj se ai ka cilësi për menaxhim.. Pse të dyshoj për një kuadër për një jurist,që ka filluar prej fillimit,prej zero,që ka punuar në Gjykatë,ka treguar sukses në Prokurorinë themelore të Gostivarit ka përovojë 12 vjeçare më shumë sa ka qenë parakushti për tu zgjedhur për shef.Mendoj se CV e këti prokurori është shpresëdhënëse”, u shpreh avokati Naser Raufi.
Në pyetjen se nëse zgjedhja e Abazit si shef në PNKOK ka ndodhur si pasojë e lobimeve të shumta,Raufi me përgjigje:
“Ndoshta ka pasur lobime prej partive politike por,ose ka pasur për të gjithë kandidatët ose nuk ka pasur për as një..Ju edini se çdo parti politike ka interes që të ketë shef të prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion ,ky është realitet.Mendoj se ka mund të ketë lobime prej partive,nuk jam I sigurt,por dhe sikur të kishte pasur,nuk ka mundur të jetë ajo vetëm prej një partie edhe vetëm për 1 kandidat,sigurisht ka pasur për katër kandidatët lobime”, theksoi Raufi.
Raufi është i mendimit se ekipi i prokurorëve në Prokurorinë për Krimi të organizuar dhe koorupsion do ti vazhdojë lëndët që kanë të bëjnë me “Arafat Muarmin” dhe “Stacionin teknik për autobusët e kompanisë Besa Trans” ndërsa ka gjasa që Rasti “Monstra” dhe Lagja e trimave të kthehen në prokurorinë që udhëhiqet nga Abazi.Koha do të regon nëse kanë qenë gabim apo në të drejtë, 66 prokurorët që votuan Abazin, u shpreh Raufi.
Marketing