Raufi: Këtë vit do të ketë epilog për rastin “Monstra” dhe “Lagjia e Trimave”

Proceset gjyqësore “Monstra”dhe “Lagjia e Trimave “në Kumanovë hynë në vitin 2020 akoma si procese të pazgjidhura.

Marketing

Njëra nga viti 2012 e tjetra nga viti 2015 stërgjaten në procedura dhe labirinthe gjyqësore në kërkim të drejtësisë.

Avokati mbrojtës në të dyja proceset, Naser Raufi thekson se këtë vit do të kemi epilog përfundimtar në të dyja rastet. Pritshmëritë e Raufit janë që gjykimi të kthehet nga e para.

“Jam i bindur që ne vitin 2020 do të kemi epilog nga gjykata supreme.. E di që lënda është në gjykatën Spreme , janë duke e përgaditur Këshilli pranë gjykatës Supreme dhe mendoj se brenda këtij viti do të kemi edhe aktgjykimin prej Supremes. Këtë e them për arsye so të të bëhën 5 vite që nuk është i plotfuqishëm si vendim pa marë parasysh se a do të rikthehet apo vërtetohet dhe në momentin e vërtetimit që nuk besoj, mendoj që do të rikthehet, do të na hapet një situatë që do të mund të punojmë për ekstradimin e këtyre personave. Pasi si parakusht për ekstradim është të kete aktgjykim të plotfuqishëm.. Sipas ankesave nga pala mbrojtëse, mendoj se duhet të rikthehet pasi që nuk u pranua asnjë provë që është një preçedencë në juridik”, u shpreh avokati mbrojtës Naser Raufi.

Vendimi i Supremës për Monstrën është dëshmi që për këtë rast nuk ka prova të mjaftueshme.

“Gjykata konstaoi se nuk ka as një farë prove ,me ç nuk është dashur as kush prej këtyre edhe të dënohet.Sipas aktgjykimit dhe urdhërit të gjykatës supreme duhet në interval më të shkurtër ti absolvojmë.Edhe nëse vjen puna të ndryshohet rupi gjyqësorë ,prokuroria por edhe ne si palë mbrojtëse do të jemi dakord që të lexohen provat e deritanishme ,pasi që nuk kemi interes që ky process të prolongohet.Kemi dëshirë që sa më shpejtë të marrë epilogun e vet dhe mendoj se në 2020 edhe ky rast do të përfundojë”, theksoi Raufi.

Rasti ka hyrë në vitin e 8 të procesuimut, ndërsa për vepër trrorizëm akuzohen 6 persona.

Gjykata penale dhe ajo e Apelit i shpalli fajtorë për veprën “Terrorizëm” dhe i dënoi ato me burg të përjetshëm ndërsa Supremja e ktheu rastin në rigjykim.

Edhë në rasin e Kumanovës ,gjykata e apelit vërtetoi vendimin e shkallës së parë ku shqiptoi shtatë dënime me burg të përjetshëm dhe 746 vjet burg.

Në pritje është vendimi i supremës për ti dhënë epilog përfundimtarë këtij rast.

Marketing