Raund i ri i bisedimeve mes grupeve punuese për ligjin e PSP-së

Bisedimet mes grupeve të punës të pushtetit dhe opozitës për ligjin për Prokurorinë publike, me të cilën duhet të zgjidhet edhe statusi i ardhshëm i PSP-së vazhdojnë sot në ora 15 në Ministrinë e Drejtësisë.

Marketing

Sipas ministres së Drejtësisë Renata Deskoska, VMRO-DPMNE me 65 amendamentet e ligjit të Prokurorisë publike ka për qëllim të shkatërrojë PSP-në dhe të ndërpriten të gjitha procedurat.
“Me këto ndryshime shkatërrohet PSP-ja, anulohen hetimet, procedurat parahetimore dhe procedurat të cilat i ka ndërmarrë PSP-ja. Ato nuk janë amendamente të cilat mund ta përmirësojnë tekstin”, thotë Deskoska.

Ajo nuk është optimist se do të arrihet marrëveshje me VMRO-DPMNE-në, por siç thotë, “nuk tërhiqen nga procesi i bisedimeve”.

Ligji për Prokurorinë publike sillet me dy të tretën e shumicës dhe është një nga parakushtet për marrjen e datës për hapjen e bisedimeve me BE-në.