Raundi i dytë i zgjedhjeve, hoxhë Zekerija Bajrami këshillon qytetarët

Në Maqedoninë e Veriut këtë të diel do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021. Me këtë rast përmes një publikimi në rrjetet sociall, dijetari dhe predikuesi i jetës fetare në trevat tona, Zekirja ef. Bajrami këshillon qytetarët, që ditën e votimit të jenë të kujdesshëm në raport me njëri tjetrin, pasi siç thotë mendimet duhet të respektohen dhe vëllezërit s’guxojnë të armiqësohen.

Marketing

‘Kam shpresë se rinia jonë është
vetëdisuar dhe do të kalojnë zgjedhjet pa ofendime, pa nënçmime dhe do të mbesim vëllezër ashtu si na ka hije!Garuesëve ju dëshirojmë sukses, Zoti i shpërbleftë sipas nijetit të tyre.
Paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të gjithë ne’ – shkruan hoxhë Zekerija Bajrami .

Postimi i plotë:

Vëllezër të nderuar, pasi që nesër janë zgjedhjet komunale, shpresoj të jemi të kujdesshëm në raport me njëri tjetrin, pasi të gjithë jemi vëllezër në fe, në komb, në gjuhë e në traditë, gjërat që na bashkojnë janë shumë, kurse ajo që na ndanë është vetëm mendimi se kush është më i miri për popullin.
Mendimet duhet të respektohen dhe vëllezërit s’guxojnë të armiqësohen.
Çdo njëri le të mbajë mendimin e vet, por duke mos e nënçmuar tjetrin.Ne duhet të jemi model për të tjerët, e jo të tjerët të tallen me ne, se një gjë e tillë neve s’na ka hije.
Një fjalë e urtë thotë: ne duke u zënë për lëkurën dhelpra ha pulat.
Kam shpresë se rinia jonë është
vetëdisuar dhe do të kalojnë zgjedhjet pa ofendime, pa nënçmime dhe do të mbesim vëllezër ashtu si na ka hije!
Garuesëve ju dëshirojmë sukses, Zoti i shpërbleftë sipas nijetit të tyre.
Paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të gjithë ne

https://www.facebook.com/Dr.Zekerija.Bajrami/posts/422696769224047

Marketing