Raundi i parë kualifikues i Champions League, ja me kë do të ndeshet Ballkani

Është hedhur shorti për raundin e parë të kualifikueseve për Champions League.

Marketing

Klubi kosovar Ballkani do të ndeshet me klubin Zalgiris nga Lituania, shkruan lajmi.net.

Ballkani është shpallur kampion i Kosovës në futboll në sezonin 2021/22 dhe kështu do të përfaqësojë Kosovën në nivelet më të larta të futbollit evropian.

Në anën tjetër, sot hidhen shortet gjithashtu edhe për Europa League dhe Conference League ku Kosova përfaqësohet nga Drita e Gjilani.