RB Leipzig dhe Manchester City shënojnë nga njëherë për tu ndarë në barazim

RB Leipzig dhe Manchester City kanë barazuar me rezultat 1-1 në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Marketing

Ndeshja nisi me një qetësi nga të dy skuadrat, ku nuk rrezikonin edhe aq shumë.

Në rastin e parë të mirë, Manchester City arriti të shënonte, kur Riyad Mahrez mori një pasim nga Ilkay Gundogan, dhe gjuajti nga brenda zonës për të shënuar për 1-0.

https://twitter.com/i/status/1628510940709761026

Në minutën e 36-të, Jack Grealish nuk reagoi mirë pas një pasimi të Bernardo Silvas, duke mos e ngritur epërsinë e qytetarëve.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për anglezët që rrezikuan me Mahrez.

RB Leipzig filloi të luajë në këtë pjesëlojë dhe atë duke renditur rastet para portës së Ederson.

Benjamin Henrichs rrezikoi në minutat 53’ dhe 55’, por pa sukses.

Emil Forsberg dhe Andre Silva po ashtu kishin raste të mira, por as dyshja nuk arriti të barazojë rezultatin.

Pas disa rasteve të mira erdhi edhe goli i barazimit, kur Marcel Halstenberg harkoi te Josko Gvardiol i cili me kokë shënoi për 1-1.

Man City kishte rast të barazonte, kur Gundogan gjuajti, por portieri ishte në vend.

Një barazim që i mban të dy skuadrat në garë për një vend në çerekfinale