RD e Kongos, 3.000 fëmijë jashtë procesit mësimor në rajonin Kasai

Të paktën 3.000 fëmijë, përfshirë 1.424 vajza, kanë qenë jashtë shkollës që nga fundi i muajit mars pas përplasjeve të fundit ndërkomunale në rajonin Kasai të Republikës Demokratike të Kongos, thuhet në një raport të OKB-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se përplasjet në zonat shëndetësore të Kakenge dhe Bena Leka kanë detyruar gjithashtu 36.600 persona ë largohen nga zona.

Hapësirat e përkohshme për të mësuar, pajisjet shkollore për studentët, mësuesit dhe shkollat pritëse si dhe organizimi i klasave përmirësuese dhe trajnimi i mësuesve në mbështetjen psiko-sociale janë urgjentisht të nevojshme për të lehtësuar kthimin e fëmijëve në shkollë.

Marketing

Asnjë kapacitet i përgjigjes së arsimit urgjent nuk është i disponueshëm në dy provincat e prekura, thuhet në raport.

Paralajmërohet se nëse nuk ndërmerren veprime urgjente për të mbështetur këta studentë të zhvendosur, ata rrezikojnë të ekspozohen ndaj llojeve të ndryshme të abuzimit dhe shfrytëzimit.



. .

Marketing