RDK-ja e Memedit braktisë të gjitha funksionet

Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), Vesel Memedi, i ka bërë thirrje LSDM-së që të tërheq vendimin për shkarkimin e ministrit të Pushtetit Lokal, Suhejl Fazliut dhe BDI-së që të mos mbështes këtë propozim.

Marketing

“Sot së pari nuk mund të ketë Pazar me vendin ministror sepse kjo ministri u ka takuar gjithmonë shqiptarëve. Unë nuk kam mandat këtë ministri tua dorëzoj LSDM-së. Nuk kam të drejte morale të sakrifikoj ministrin tim Suhejl Fazliu, pas të cilit qëndron elita kombëtare dhe fetare. Si mundet që LSDM dhe BDI të presin nga unë që të bëj Pazar për këtë ministri”, deklaroi Vesel Memedi, kryetar i RDK-së.

Ai po ashtu theksojë se ai dhe partija e tij nuk dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj marrëveshje, pasi që sipas tij, postet nuk janë aspak të rëndësishme për ne por simbolika se çfarë përfaqësojme ne, dhe çfarë mbrojmë ne.

“Për të dëshmuar këtë vlerë të lartë do të dorëzojmë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha drejtoritë dhe këshillat drejtuese, gjithashtu tërheqja nga pozita e nënkryetarit të Kuvendit, po ashtu dorëzimi i mandatit të deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksojë Memedi.