Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se marrëveshja në mes Maqedonisë dhe Greqisë paraqet marrëveshje e cila i pajton fqinjët njëherë e përgjithmonë. Për këtë arsye, vlerësojmë, se është shumë e rëndësishme që këtë marrëveshje ta kthejmë në burim të paqes, dhe jo në burim të konflikteve në të ardhmen.
Ky qëndrim, përputhet edhe me qëndrimin e botës së civilizuar, ku e paraqesin këtë marrëveshje si shembull të jashtëzakonshëm për zgjidhjen e shumë konflikteve, jo vetëm në rajon por edhe më gjërë.
Për këtë arsye, sot kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Memedi, dorëzoi njoftimin deri te kryetari i Parlamentit të vendit, se RDK do të merr pjesë aktive në Referendum, dhe për pyetjen e Referendumit do të jetë së bashku me të gjithë ato forca demokratike që janë PËR marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë, me qëllim që ky vend të bëhet pjesë përbërëse e NATO dhe BE.
Rilindja Demokratike Kombëtare fton të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që janë të frymëzuar me frymë demokratike, të bëhen pjesë përbërëse e këtij momenti historik dhe të dalin masovikisht më 30 shtator dhe të votojnë PËR bashkangjitjes në NATO dhe BE.
Shërbimi për Informim – RDK,