RDK:Urime dita e Alfabetit shqip

Të nderuar bashkëkombas,
Kongresi i Manastirit përfaqëson kulminacionin e organizimit kulturor, shpirtëror dhe politik të kombit shiptarë, ku u bë njësimi i alfabetit të gjuhës shqipe, ashtu si e njohim ne sot. Rruga e shkronjave tona të arta nuk ka qenë e lehtë, por ne si popull në momentet më të vështira ia kemi dalë gjithmonë.

Marketing

Me këtë akt shqiptarët edhe njëherë dëshmuan pjekuri kulturore dhe politike, diçka që sot u mungon elitave politike. Le të shërbej ky forum mbarëkombëtarë i Manastirit një dëshmi se edhe sot jemi një komb, një histori, një gjuhë dhe një alfabet. Ta ruajmë dhe ta kultivojmë këtë gjuhë të bukur amtare sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ruajmë identitetin tonë kombëtarë.

Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, urime dita e alfabetit shqip.

Vesel Memedi,

Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare,