Reagim: Antonio Milloshoski gënjen, Xhaferi nuk ka pasur takim me delegacionin e Çeçenisë

Pas lajmit se kryetari i kuvendit ka takuar delegacionin çeçen ka ardhur reagim nga kabineti Xhaferit, raporton KlanMacedonia.

Marketing

Antonio Milloshoski gënjen!

“Çfarë i ka premtuar Talat Xhaferi delegacionit të Çeçenisë që e ka vizituar Kuvendin?” është pyetja që nuk ka përgjigje, pasi Kryetari nuk ka pasur takim me delegacionin e Çeçenisë.

Në ditën që theksohet në informacionet e portaleve, 8 korrik, Kryetari Xhaferi kishte takim me delegacionin e Forumit Mysliman Evropian Abdul-Vakhed Nijazov, kryetar i Forumit Mysliman Evropian (Bruksel, Belgjikë / Moskë, Rusi; në takim morën pjesë edhe Romas Jakubauskas, myftiu i Lituanisë, anëtar i Këshillit të Forumit Mysliman Evropian (Vilnius, Lituani); dr. Nader Akad, imam i Qendrës Islamike në Trieshtë, bashkëkryetar i Akademisë Papnore Mariane Ndërkombëtare me Komisionin e saj Ndërkombëtar Marian Kristiano-Mysliman, anëtar i Këshillit të Forumit Mysliman Evropian (Romë, Itali); Josef Murat, myftiu i Rumanisë, këshilltar i Forumit Mysliman Evropian (Konstancë, Rumani); Naim Elgandur, kryetar i Shoqatës Myslimane të Greqisë (Athinë, Greqi); Mustafa Izbishtali, myftiu i Sofjes (Sofje, Bullgari); Ferdi Asani, këshilltar në Forumin Mysliman Evropian në Shkup (Maqedonia e Veriut). Linku nga takimi: https://www.sobranie.mk/2020-2024-aktivnosti-ns_article-sredba-na-pretsedatelot-dzaferi-so-pretstavnicite-na-evropskiot-muslimanski-forum.nspx.

Përmbajtja e bisedës në nivel multilateral, si gjithmonë, është publikuar në lajm në faqen e internetit të Kuvendit. Para mbajtjes së takimit, sipas praktikës së zakonshme, Kuvendi ka marrë mendim pozitiv nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbajtjen e takimit dhe informacion se delegacioni është pritur nga Kryetari i Kuvendit të Serbisë, ndërsa në vitin 2018 nga Presidenti Ivanov.

Në kohën kur Evropa dhe bota po mbajnë konferenca për luftën kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave, deputeti ia lejon vetes të liferojë lajm që absolutisht është i pasaktë dhe që ka për qëllim ta dëmtojë, jo vetëm Kryetarin Xhaferi, por edhe Kuvendin dhe shtetin. Akoma më shqetësuese është fakti që rreth 20 portale, madje edhe faqe të internetit të televizioneve nacionale e morën lajmin, pa e kontaktuar Kabinetin ose të paktën ta kontrollojnë lajmin në faqen e internetit të Kuvendit.