Reagim i VMRO-DPMNE-së ndaj kumtesës së LSDM-së

Se qytetarët maqedonas gjenden në krizë ekonomike, flet edhe prodhimi industrial, i cili është në rënie për 33,5%, në krahasim me vitin e kaluar.

Marketing

Ndërsa numri i të punësuarve në industri është ulur për 5,2%, në krahasim me muajin qershor të vitit 2019.

Eksporti ra për 22,3%, ndërsa importi për 18,1% në krahasim me gjashtë muajt e parë të vitit 2019.

Borxhi publik është të pabesuara 6,5 miliardë euro.

Maqedonia në mënyrë shtesë është e huazuar për një miliard euro, ndërsa vrima financiare në shtatë muajt e parë është 520 milionë euro.

Është koha që Zaevi t’i sqarojë opinionit maqedonas se pse fshihen të dhënat për numrin e personave të papunësuar nga Agjencia për punësim, e cila nuk ka publikuar asnjë të dhënë se sa persona kanë mbetur pa punë gjatë dy muajve të fundit.

Qytetarët më nuk besojnë në gënjeshtrat e LSDM-së dhe Zoran Zaevit.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së