Reagim nga K.V. i BDI-së Banjicë e Poshtme

Diferencimet politike të anëtarëve që mendojnë ndryshe, vazhdojnë të bëhen praktikë e udhëheqësisë aktuale të Degës së BDI-së Gostivar.

Marketing

Për fat të keq kjo praktikë e keqe godet edhe një herë këshillin vendor Banjicë e Poshtme, kësaj radhe me shkarkimin e anëtarit tonë z. Resmi Ejupit.

Që ironia të jetë edhe më madhe kryetari aktual i Degës së BDI-së në Gostivar, gjithashtu vjen nga k.v. Banjicë e Poshtme.

Me anë të këtij reagimi dëshirojmë të njoftojmë anëtarsinë e BDI-së të Këshillit Vendor Banjicë e Poshtme dhe më gjërë, se vendimet e fundit të udhëheqësisë së Degës së BDI-së Gostivar janë të njëanshme dhe janë marrë pa konsultimin e udhëheqësisë së K.V. Banjicë e Poshtme dhe pa pajtueshmëri nga i njejti.

Me anë të këtij reagimi apelojmë deri te strukturat udhëheqëse të BDI-së Gostivar dhe jo vetëm, në emër të unitetit dhe të mirës të strukturës tonë të përbashkët politike, ndalini këto praktika të këqija dhe jo tipike për BDI-në.

Sinqerisht,

Juksel Kamberi

Kryetar

KV i BDI-së Banjicë e Poshtme

Marketing