Reagimi i amerikanëve kur Rama iu tregon se në Kosovë ka djem që quhen “Klinton” dhe “Billklinton”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbajtur një fjalim ku ka folur rreth shumë gjërave, por nuk e ka lëshuar rastin të bëjë edhe batuta.

Marketing

Rama, në prezencë të ish-zonjës së parë së SHBA-ve, Hillary Clinton ka treguar se në Shqipëri e në Kosovë ka emra “Klinton” dhe “Billklinton” si shenjë falënderimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan lajmi.net.

Rama iu është referuar Kosovës si “gjysma e kombit shqiptar”, kur shprehet se lidhja me SHBA-të është e fortë për shkak të ndihmës së madhe në çlirimin e Kosovës.

“Sepse duhet ta dini që nëse quhesh Klinton në Shqipëri, apo mes shqiptarëve, kjo është diçka shumë speciale që lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës. Dhe, meqë ra fjala, është i vetmi vend mbi këtë tokë ku sot ka njerëz, djem, që e kanë emrin Klinton, emrin, jo mbiemrin. Madje, ka edhe djem që quhen Billklinton. Kështu e kanë thjesht emrin po, si të themi, Billklinton Rama”, u shpreh kryeministri shqiptar.

https://www.facebook.com/watch/?v=661897171505132&t=41