Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për kërcënimin që i është bërë nga një qytetar.Lladrovci ka njoftuar se është kërcënuar nga një qytetar në rrjetin social.
Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka shkruar se kërcënimet që ka pranuar, i ka adresuar me shkrim pranë organeve të rendit, me qëllim të pengimit apo parandalimit të mëtejmë të tyre.
Postimi i plotë:
Lidhur me interesimin e gazetarëve, rreth një kërcënimi kundër meje, jap sqarimin në vijim:
Më 21 janar, kam marrë kërcënime nga një qytetar, të cilat e tejkalonin komunikimin normal që bëj me qytetarët në rrjetin social.
Kërcënimet që kam pranuar, i kam deponuar me shkrim pranë organeve të rendit, me qëllim të pengimit apo parandalimit të mëtejmë të tyre.
Veprimet tjera, janë në dorë të institucioneve përgjegjëse të cilave ju besoj dhe shpreh falënderim për punën dhe angazhimin e tyre.