Reagojnë “Ballistët”: Dëshirojnë ta ndalojnë aktivitetin tonë, të na shuajnë, por s’do t’ia arrini!

Tifozët Ballistët kanë reaguar nëpërmjet një deklarata se klubi futbollistik Shkëndija dhe i gjithë publiku kanë respektuar një minutë heshtje pas tragjedisë në Koçan, në përjashtim të një pjese të Ballistëve të cilët kanë kënduar këngë për Shkëndijën që nuk ishin këngë provokuese.

“Shteti urdhëroi 7 ditë zie, ndërsa ndeshja ishte duke u luajtur pas këtyre ditëve, duke mos dashur që të zbardhet rasti dhe të dënohen fajtorët kryesor në këtë apo ngjarje tjera, dhe shteti nëpërmjet instrumentit të tyre që quhet FFM, merret me çështje tjera duke dashur të defokuson opinionin, pa përjeshtuar edhe mediat/portalet e kapura maqedonase që dezinformojnë dhe tentojnë të nxisin urrejtje ndëretnike, me rrenën e tyre se publiku ka fishkëlluar dhe ka thirrur emrin e Ushtrisë së lavdishme UÇK !!

Shkëndija dhe i gjithë publiku e respektuan një minutë heshtje, ndërsa një pjesë e Ballistëve jo, megjithatë kënduan këngë për Shkëndijën dhe nuk ishte një këngë provokative, përkundër palës tjetër që shkelin çdo rregull dhe sulmojnë shqiptarët vetëm përshkak se ekzistojnë, duke na uruar vdekje, siç ishte rasti i fundit me shkrimin e autobusit”, thuhet në njoftimin e Ballistëve.

Sipas tyre FFM dhe simotra e tyre MPB, në bashkpunim të ndërsjelltë dëshirojnë me çdo kusht që të dëmtojnë klubin Shkëndija në shumë forma, fakt është referimi tendencioz në çdo ndeshje. Tashmë dëshirojnë që të na e ndalojnë aktivitetin tonë si tifogrup, duke dëshiruar shuarjen tonë.

Marketing