Reagojnë gazetarët: KSHZ nuk ka të drejtë të imponojë paraqitje mediatike për referendumin

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM), Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), Instituti i Maqedonisë për Media (IMM) dhe Instituti për Studime të Komunikimeve (ISK) dënojnë mënyrën në të cilën Komisioni Shtetëror Zgjedhor i interpreton ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor në lidhje me paraqitjen mediatike për referendumin për emrin.

Marketing

Ju rikujtojmë se ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Kodit Zgjedhor, me të cilët legjitimohet propaganda politike në mediat e paguar me paratë e qytetarëve, kanë të bëjnë vetëm me organizimin e fushatave zgjedhore, e jo edhe me organizimin e referendumit për emrin.

KSHZ-ja nuk ka kompetencë ligjore për të interpretuar ligjet, ndërsa sqarimi i Komisionit për paraqitjen mediatike për referendumin është i paqëndrueshëm, pa bazë ligjore dhe i diskrediton pjesëmarrësit në referendumin.

Është e paqartë prej nga KSHZ nxjerr të drejtën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si organizator i referendumit t’i jep prioritet në paraqitjen mediatike, në krahasim me pjesëmarrësit të tjerë në referendumin. Kuvendi jo vetëm që fiton qasje të privilegjuar në mediat për propagandën politike për referendumin, por edhe shpenzimet për propagandën do të paguhen me para publike.

Pjesëmarrësit tjerë në fushatën për referendumin jo vetëm që do të kenë qasje të kufizuar në mediat për propagandë, por edhe shpenzimet për reklamimin do të duhet t’i bëjnë vetë. Sqarimi i tillë paushall mund të rrezikojë seriozisht legjitimitetin dhe ligjshmërinë e referendumit dhe për këtë arsye KSHZ menjëherë duhet të tërhiqet.

Iu bëjmë thirrje mediave të mos lejojnë të futen në këtë manipulim politik. Nëse lejojnë sot dikush t’iu imponojë rregulla për mënyrën e reklamimit në mediat e tyre, nesër do t’iu tregojnë si duhet të raportojnë.

Marketing