Reagon Agim Islami ndaj informacioneve të fundit për Nikolla Gruevskin

Agim Islami, i burgosur në rastin “Alfa” ka reaguar ndaj informacioneve të fundit, ku thuhet se ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski është liruar edhe nga akuza e një lëndeje gjyqësore, transmeton TV21.

Marketing

“Çka me fol”, shkruan Islami teksa shpërndau këtë informacion në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë që Islami pretendon se është i pafajshëm në rastin “Alfa”, ndërkaq ka më shumë se 15 vjet që qëndron në burg.