Reagon Behgjet Pacolli për 100 eurot e Qeverisë: Me ato para do të …

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare prej 100 euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike.

Marketing

Pacolli ka thënë se me 100 milionë eurot shtesë të ndara do të hapeshin katër mijë vende pune të reja për kosovarët, shkruan lajmi.net.

“Me ato para, do te ndërtoheshin mbi 40 fabrika ( galanterie, konfekcione apo agro-ekonomi) anë e mbanë Kosovës, ku do të gjeneroheshin mbi 4000 vende pune, d.m.th 4000 familje me nga 5 persona, do ishin 20 mijë përfituës drejtëpërsëdrejti”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

“Por, paqja sociale nuk blehet me para, por me krijimin e mundësive “mos jepni peshk, por mesoni si tē peshkon”!!!!”, ka deklaruar Pacolli.

Postimi i plotë:

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 100 eurove është treguese më i mirë që Qeveria nuk ka vizion për ekonomi dhe për luftimin

Për një ditë shpërndahën 100 milion euro dhe cila është vlera e kthimit? Asnjë i ri i punësuar, asnjë rritje ekonomike!

Po të investoheshin këto para në sektorin privat, kjo do të garantonte rritje të qëndrueshme ekonomike.

Me ato para, do te ndërtoheshin mbi 40 fabrika ( galanterie, konfekcione apo agro-ekonomi) anë e mbanë Kosovës, ku do të gjeneroheshin mbi 4000 vende pune, d.m.th 4000 familje me nga 5 persona, do ishin 20 mijë përfituës drejtëpërsëdrejti.

Kryeministër, përvoja më ka mësuar shumëcka në jetë.

Por, paqja sociale nuk blehet me para, por me krijimin e mundësive “mos jepni peshk, por mesoni si tē peshkon”!!!!

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/522517409237155