Reagon edhe Vera Ora, nëna e Ritës: Më fal të kam bërtitur shumë, por më ke bërë nervoz…

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, gjatë ditës së sotme (e diel) ka qenë temë diskutimi në mediat shqiptare.

Marketing

Kjo për faktin se në një koncert në Hungari u shfaq në skenë me flamurin e Serbisë.

Gjesti i yllit nga Kosova u komentua jashtëzakonisht shumë, megjithëse në një reagim, 32 vjeçarja theksoi se nuk ishte në dije për këtë, duke menduar se ishte flamuri hungarez.

Për këtë ka reaguar së fundmi edhe nëna e artistes, Vera Ora, me një postim të shpërndarë në InstaStory. Ajo ka publikuar një moment të krijueses së hitit “Anywhere”, kur kishte bërë simbolin e shqiponjës.

“Rita Ora më fal të kam bërtitur shumë, por më ke bërë nervoz. Mos u trullos”, ka shkruar ajo. Nga ana tjetër, shumë nga reagimet për këtë veprim kanë qenë pozitive, duke thënë se ka treguar kulturë e emancipim.

Image