Reagon Enca ndaj ‘thumbimeve’ të Besit

Pas deklaratave të Besit, ka reaguar edhe Enca.Bes Kallaku dje një intervistë kishte kritikuar punën e Encës dhe Ermal Mamaqit në filmin ‘I love Tropoja’ duke thënë “Ermali është biznesmen ndërsa unë jam një humorist”, shkruan lajmi.net.

Marketing

Ai kishte thumbuar edhe këngëtaren e cila është po ashtu protagoniste e filmit ‘I love Tropoja’ projekt ky që pritet të lëshohet gjatë muajit të janarit.

“Për ballkon mund të bëjë Enca, për profesionalizëm mund të bëjë Bleona.”

Së fundmi ka reaguar edhe Enca përmes disa postimeve në Instagram ku thotë

“Dy nga gjërat që urrej më së shumti në botë janë padrejtësia dhe hipokrizia. Në radhë të parë, ndoshta jam naive ta mendoj por mua dhe çdo shqiptari i bëhet qejfi që kinematografia shqiptare po zhvillohet. Detyra jonë si artistë mbi të gjitha është të mbështesim punët e njëri-tjetrit që kinematografia jonë të shkojë përpara.

Në radhë të dytë arsyeja për të cilën po e bëj këtë video është se ndoshta Bes Kallaku ka harruar se përpara disa muajsh ishte po ai që më kërkoi të luaja rolin kryesor në filmin e tij. Megjithatë mu desh që ta refuzoja kërkesën e tij sepse nuk do bënte sens që të kisha rol protagonist tek të dyja. Sigurisht, siç ndodh tek projektet, ai rol do t’i kalonte një personazhi tjetër të cilin s’po e përmend sepse kam respekt për punën e saj dhe nuk dua ta fus në këtë bisedë. Bes Kallaku shprehet se Enca ka ballkonin. I dashur Bes, cila ishte arsyeja që ti ma ofrove këtë rol kryesor në filmin tënd sepse isha joprofesioniste apo sepse të duhej një ballkon, të cilin e ke në shtëpi. Përveq zhgënjimit si kolege, mërzitja ime tjetër ishte mënyra e adresimit dhe personifikimit të një femre me ballkonin, praseksualizimin, mbi të gjitha për një kolege nga një person që është bashkëshort, baba, bir i një femre, artist. Ne nuk kemi punuar bashkë, ti nuk e njeh profesonalizmin tim. Me këtë më nuk do e kemi mundësinë që të punojmë bashkë. Megjithatë, jam e gëzuar që u bëra pjesë e një projekti serioz si ‘I love Tropoja’, komedia më e mirë shqiptare. Suksese”.