Reagon Kabineti i Konjufcës: Mos shtrembëroni intervistat. Jepeni të plotë

Gjatë ditës të sotme në shumë media online të afërta me partinë shqiptare në pushtet është shpërndarë një deklaratë e dhënë nga kryeparlamentari i Kosovës,l Glauk Konjufca, në lidhje me zgjedhjet që do mbahen më 8 maj në Maqedoni, shkruan InfoShqip.

Marketing

Por kjo deklaratë montuar dhe shtrembëruar dhe ja ka ndryshuar mesazhin nga ajo që ka dashur në të vërtetë të thotë kryeparlamentari Konjufca në të vërtetë.

Për këtë ka reaguar Ilir Kërçeli i cili është edhe shef kabineti i kryeparlamentarit Glauk Konujfca, ku në disa pika ka nxjerr saktë ato që ka deklaruar kryeparlamentari në të vërtetë në lidhje me zgjedhjet në Maqedoni. Poashtu Ilir Kërçeli i ka bërë thirrje gazetarit ta publikojë deklaratën e plotë.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë shkrimin e Ilir Kërçeli në Facebook:

“Rreth prononcimit të kryekuvendarit Glauk Konjufca për portalin TetovaSot.
Kryetari Konjufca është përgjigjur kështu:
1.Nuk kam informacion për këtë takim Taravari-Mickoski por po e marrë për të mirëqenë.
2.Partitë politike në Maqedoninë e Veriut janë takuar gjithnjë me njëra tjetrën, dhe këtu nuk ka diçka të jashtëzakonshme.
3.E kam përcjellë kandidaten e VMRO-së për Presidente të MV. Konceptet që i ka shpjeguar ajo në fushatë janë antishqiptare. Nuk mendoj që bën të mbështetet një opcion i tillë.
Përndryshe i bëj thirrje gazetarit ta postojë intervistën e plotë.”, përfundon Kërçeli. /InfoShqip.com

VIDEO

https://www.facebook.com/watch/?v=1164537158234517

Marketing