Reagon KB Çair 2030, ja çka kërkojnë nga Federata e basketbollit

Ata kërkojnë që urgjentisht Federata e Basketbollit të rishqyrtojë gjykimin jo profesional, tendencioz të këtyre arbitrave dhe në mënyrë konsekutive të ndërmerren hapa disiplinorë për të njejtit. Dëmi i shkaktuar nuk është vetëm i KB Çair 2030, por i gjithë Basketbollit dhe sportdashësve.

Marketing

Reagimi i plotë pa ndërhyrje:

Të nderuar.
KB Çair 2030  me këtë letër shpreh revoltin dhe bën thirrje organeve kompetente brenda Federatës së Basketbollit të Maqedonisë së Veriut që në mënyrë të jashtëzakonshme të shqyrtojë  sjelljen jo sportive të arbitrave gjatë ndeshjes të cilën ekipi ynë e zhvilloi kundër Feniksit. Konkretisht referët A. Ferevski,T.Panov dhe V Mihajlovic gjatë tërë ndeshjes në vend se të bëjnë punën e tyre, në mënyrë tendencioze, skajshmërishtë jo profesionale dhe qëllimshëm sollën vendime në dëm të KB Çair. E gjithë loja  ishte inskenim i situatave inegzistente , gjykim tendencioz, dhe mos përfillje e etikës sportive. Përkujtojmë se, referi i 3 i kësaj ndeshjeje në tre ndeshjet e fundit është vazhdimisht prezent si arbitër i ndeshjeve të ekipit tonë, gjë që nuk është praktik  dhe në vazhdimsi manifeston qasje jo profesionale dhe jo sportive ndaj ekipit tonë.

 

Prandaj kërkojmë që urgjentisht Federata e Basketbollit  të rishqyrtojë gjykimin jo profesional, tendencioz të këtyre arbitrave dhe në mënyrë konsekutive të ndërmiren  hapa disciplinorë për të njejtit. Dëmi i shkaktuar nuk është vetëm i KB Çair 2030 por i gjithë Basketbolit dhe sportdashësve.

 

KB Çair 2030 është ekip serioz i cili vite me rradhë kontribon në ngritjen e cilësisë së sportit të Basketbollit në Maqedoninë e  Veriut. Andaj në asnjë mënyrë nuk do te lejojmë që mundi, investimi dhe kontributi jonë të degradohet nga sjellja e  arbitrave jo profesional. Ne respektojmë  hierarkin institucionale  dhe shpresojmë se kërkesat tona do të përfillen, mirëpo, përkojtmë se nuk jemi dhe nuk do të jemi të heshtur para situatave denigruese dhe poqëse nuk ndërmiren hapa për korrigjimin këtyre situatave, ne do të kërkojmë drejtësi në instanca të larta ndërkombëtare të sportit si dhe me hapa më rigorozë.