Reagon Këshilltari i BDI-Së Kumanovë, Ja Pse!

Të nderuar bashkëqytetar të mi, jam i detyruar të paraqitem me këtë shkrim pasi që sinqerisht jam i zhgënjyer nga disa portale ku shkruajn, se këshilltarët e BDI-së janë kundër sportit dhe kulturës në Kumanovë. Jo të nderuar nuk është ashtu, asnjëher në jetë nuk kam fol dhe shkrujatur për këto gjëra, mirëpo po e ndjej si obligim ndaj gjithë atyre që na e dhan besimin në zgjedhjet e kaluara.
Si ka mundësi që unë dhe kolegët e mi të jemi kundër sportit dhe kulturës ku unë personalisht ne vitin 2021 nga buxheti i kompanisë time kam nda mjete më shum se buxheti i komunës (flasim për mjete të dedikuara për sportin dhe kulturën shqiptare në komunën tonë) këtë mundem ta argumentoj me dokumente, ju garantoj se asnjë eveniment që mbahet në Kumanovë nuk kalon edhe pa mbështetjen time dhe të kompanis time pa i përmenduar edhe aktivitetet humanitare, duke i faleminderuar Zotit që më ka dhënë këtë mundësi.
Kjo ësht hera e parë që po flas publikisht për këto gjëra, sinqerisht turpërohem që i përmend këto por jam i detyruar.
Besoj se më kuptoni dhe me shpresë të mos e lëndoj dikë. Mjetet financiare kanë qenë të dedikuara për kultur, sport, nji pjes edhe për teatrin ku aktivitet bëjn artistët shqiptar. Nga këtu edhe i pyes ata që kritikojnë, çfarë keni bërë ju për kulturën, sportin apo në pergjithësi çka keni bërë për Kumanovën, andaj neve këshilltarët e Bdi-së nuk e kemi votuar buxhetin për vitin 2022 për arsye se mendojmë se është shum pak nga ajo që duhet të jepet për shqiptarët e Kumanovës, së fundi edhe ne si qytetar participojmë në buxhetin e komunës njëjtë si të tjerët.
Ju faleminderoj të gjithëve për përkrahjen që po na e jepni dhe ju siguroj se unë dhe kolegët e mi, keshilltarët e Bdi-së do të rezistojmë fuqishëm deri në ndarjen proporcionale të buxhetit, së fundi këtë e kemi premtuar dhe ua kemi borxh shqiptarëve.
Me rrespekt
Ridvan Dervishi

Marketing
Marketing