Reagon Klitschko, thotë se deklarata e tij për shqiptarët ishte e rreme

Kyiv mayor Vitali Klitschko reacts on a check-point on Kyiv outskirts on March 6, 2022. (Photo by Genya SAVILOV / AFP) (Photo by GENYA SAVILOV/AFP via Getty Images)

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, e ka demantuar artikullin e gazetës shqiptare me seli në Zvicër, “Le Canton 27.ch”, ku thuhej se ai i ka falënderuar shqiptarët dhe Kosovën për solidaritetin e treguar për popullin ukrainas në luftën me Rusinë.

Marketing

Klitschko, përmes një shkrimi në Instagram, tha se përpara se ta shpërndajnë këtë informacion gazetarët duhet ta konfirmojnë një lajm të tillë.

“Miq, disa media të huaja online, përfshirë ato ruse, vazhduan të përhapin “citimin” tim të supozuar për Serbinë dhe Shqipërinë. Unë s’e komentova dhe përpara se ta rishpërndajnë këtë informacion të supozuar dhe të citojnë diçka, gazetarët duhet të kërkojnë konfirmimin me audio ose video të një ekskluziviteti të tillë”, ka shkruar Klitschko, transmeton Klankosova.tv.

Në lajmin e medias shqiptare në Zvicër, “Le Canton 27.ch”, citohet Klitschko të ketë thënë se “pasi ju u çliruat nga Serbia, edhe ne do të çlirohemi nga Rusia”, duke iu referuar Kosovës.

Kjo deklaratë, që u tha se ishte e të parit të Kievit, nxiti reagime të ashpra në Serbi, madje edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.