Reagon kryeministri Haradinaj, ia ndalon vizitën Vuçiqit në Drenicë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, thotë se ka ka tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Skënderaj.
Sipas tij, siguria e qytetarëve është mbi të gjitha.

Marketing

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.