Reagon Shkupi: Gjithçka do të rregullohet shumë shpejti, me padurim e presim merkaton e janarit

Pas lajmit se shtëpia e futbollit FIFA ka bllokuar merkaton e Shkupit, për tre sesionet e ardhshme, kanë reaguar nga ekipi nga Çairi, shkruan SHENJA.
Sipas tyre, së shpejti gjithçka do të rregullohet nga ana e pronarëve të rinj.
“Lidhur me lajmet e fundit që qarkullojnë nëpër media, e që kanë të bëjnë me bllokimin e merkatos së FC Shkupit, njoftojmë opinionin sportiv, e në veçanti tifozët tanë se shumë shpejtë gjithçka do të rregullohet nga ana e pronarëve të rinj.
Vetë Presidenti Yasin Konyali ka marrë përsipër për të shlyer të gjitha borxhet që na kanë mbetur si pasojë e çështjeve proceduriale për kalimin e klubit në pronësi të Drejtuesve të rinj.
Siç dihet transferimi i dokumentacionit kërkon kohë, ndërsa të njëjtat tashmë janë në procedurë e sipër dhe se brenda javës që vjen edhe ky problem do të zgjidhet.
Kjo nënkupton se FC Shkupi nuk do të ketë aspak probleme në merkaton e janarit, që e presim me padurim”, thuhet në njoftimin e Shkupit.

Marketing
Marketing