Pas distancimit të Arben Fetait e Azir Aliut, ka reaguar Arben Taravari. Ai ka shkruar se është krenar për bashkëpartiakët që i qëndruan besnik në vendimin për të dalë nga Qeveria.
“Të nderuar miq, kolegë, aktivistë, njerëz që ju njoh dhe nuk ju njoh drejpëtdrejt:
Jam krenar për secilin nga ju që jeni pjesë e Aleancës për Shqiptarët!
Jam krenar për të gjithë ju që qëndruat të fortë në daljen tonë nga Qeveria!
Kurse atyre që mundohen të na bëjnë të dukemi të përçarë ju them se- seriali juaj nuk ka sukses!
Ne jemi krenarisht më të fortë se asnjëherë!
Mos harroni: Jemi Fituesit e Tetorit!”, ka shkruar Taravari. /SHENJA/