Reagon UIAA për taksën e Parkut Nacional “Galiçica”

Nëse jeni bjeshkatar dhe duhet të ngjisni një maje mali, në cilindo vend të botës nuk jeni të obliguar të paguani biletë për këtë aktivitet sportiv, mjafton vetëm të keni kartelë identifikimi të Fedratës së sporteve malore. Ky rregull vlen në të gjith botën përveç për ngjitjen e majes Magaro në Parkun Nacional “Galiçica” në vendin tonë.

Marketing

Bjeshkatarët prej vitit 2020 janë të obliguar të paguajnë 200 denarë kompenzim që të ngjiten në këtë maje si një nga më bukurat në vendin tonë. Para disa muajsh për këtë vendim të PN “Galiçica” reagoi edhe Federata e Sporteve Malore e RMV, por siduket vendimi nuk po revidohet.

Së fundmi vjen edhe reagimi i Fedratës Ndërkombëtare të ngjitjes dhe bjeshkatarisë, të cilët në letrën e dërguar deri tek Federata e Sporteve Malore të RMV shprehin habi dhe indinjatë ndaj këtij vendimi absurd.
Ja edhe reagimi: UUIA.

Komuniteti bjeshkatar ka alarmuar me kohë për këtë problem, dhe pret që pas reagimeve të shumta institucionet të reagojnë dhe ky vendim i turpshëm të tërhiqet.