Real Madrid gjen zëvendësuesin e Benzemas

Real Madridi ka zyrtarizuar afrimin e një tjetër futbollit gjatë afatit kalimtar veror.

Marketing

Los Blancos kanë marrë në huazim sulmuesin spanjoll Joselu për një edicion nga RCD Espanyol.

Ka qenë faqja zyrtare e kryeqytetasve spanjoll që kanë zyrtarizuar afrimin e sulmuesit veteran.

33-vjeçari ka qenë edhe më parë pjesë e Real Madridit, por te Castilla duke luajtur për tre vite në vitet 2009-2012.

Sezonin e kaluar Joselu shkëlqeu me Espanyol, duke shënuar 16 gola e duke qenë shënuesi më i mirë në LaLiga pas Robert Lewandowskit dhe Karim Benzemas.

https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1670718201590685696?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1670718201590685696%7Ctwgr%5Ec509778d42e95ec82c9146a7a61da22ee2b19f9b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fzyrtare-real-madrid-gjen-zevendesuesin-e-benzemas%2F

Real Madrid dhe Espanyol arritën akordin për huazimin për një sezon dhe me të drejtën e blerjes në fundin e edicionit.

Marketing