Skuadra e Real Madrid ka prishur ‘agjërimin’ e golave dhe ka fituar ndeshjen ndaj Deportivo Alaves.
Me më shumë se 200 minuta pa gola, Real Madrid u kthye sonte të gjente rrugën e rrjetës për të mposhtur Alaves me rezultatin 3:0.
‘Los Blancos’ e mbyllën pjesën e parë pa gola, por në pjesën e dytë ishte një dozë magjie e Marco Asensio që zhbllokoi sfidën.
Spanjolli gjeti golin në minutën e 63’ të takimit, me një goditje perfekte me të majtën e tij.
Fitoren e Real Madrid e siguroi braziliani Vinicius Junior, në minutën e 80’ të takimit – në të dyja rastet asistues ishte Karim Benzema – kurse asistuesi u kthye në golashënues në minutën e 90+1′, kur penalltinë e konvertoi në gol për rezultatin final 0:3.
Reali prek kuotën e 57 pikëve dhe mbanë kreun e tabelës me shtatë pikë e një ndeshje më shumë sesa Sevilla.
Alaves qëndron në pozitën e parafundit, me 20 pikë në 25 ndeshje.