Real Madrid kërkon përsëri Mbappe

Real Madrid vazhdon të kërkojë Kylian Mbappe edhe pse drejtuesit e Paris Saint-Germain janë shprehur se futbollisti nuk do të largohet nga klubi.

Marketing

Sipas radios Cadena SER madrilenët janë gati të shpenzojnë 120 milionë Euro për ta marrë që këtë sezon në Spanjë.

Nga ana tjetër parisienët duan një sulm të fortë dhe Mbappe së bashku me Messi e Neymar janë një garanci për të arritur objektivat. Por nëse nuk e shesin sa më parë rrezikojnë ta humbasin me parametër zero.

Kontrata e Kylian Mbappe përfundon në 30 Qershor të 2022 dhe deri më tani sulmuesi nuk po pranon ta rinovojë. Mbappe u transferua te Paris Saint-Germain nga Monaco në 2018 për 145 milionë Euro.