Real Madrid konfirmon lëndimin e Carvajalit

14:14 | 29 Prill 2021

Marketing

Real Madrid përmes një komunikate zyrtare ka konfirmuar lëndimin e mbrojtësit Dani Carvajal.

Spanjolli ka pësuar lëndim në muskujt e këmbës së djathtë, përcjellë lajmi.net.

“Pas testeve të bëra te lojtari ynë Dani Carvajal, është diagnostikuar me lëndim në muskulin e këmbës së djathtë”, shkruhet në komunikatë.

Sipas mediave spanjolle, ky sezon për Carvajal ka mbaruar dhe kjo do jetë mungesë e madhe për Realin, ngase momentalisht në krahun e djathtë të mbrojtjes mbetet vetëm Alvaro Odriozola./Lajmi.net/

Marketing